LIFESTYLE 18 Prill 2023, 19:38

Fotografia e realizuar nga Inteligjenca Artificiale fiton çmimi prestigjoz, artisti e refuzon!

Fotografia e realizuar nga Inteligjenca Artificiale fiton çmimi

ChatGp dhe zhvillimet e fundit të Inteligjencës Artificiale janë duke u zhvilluar aq shumë, sa janë duke "thyer" edhe kufijtë e asaj që na duket reale. Po flasim për pjesën krijuese të tyre, teksa së fundmi një foto e realizuar nga AI ka fituar edhe një çmim prestigjoz. 


Fotoja në fjalë është kjo: 

Fotografia e realizuar nga Inteligjenca Artificiale fiton çmimi

Dhe ka fituar çmimin “Sony World Photography”, një nga më të rëndëdishmit në botë sa i takon fotografisë, por artisti që e prezantoi, gjermani Boris Eldagsen, ka refuzuar ta pranojë, duke treguar para jurisë se nuk është origjinale, por krijim i AI. 

Artisti tregoi se përdori këtë imazh për të testuar konkurrencën, si dhe për të ndezur një diskutim për të ardhmen e fotografisë. Ai nuk hezitoi të falënderonte jurinë që përzgjodhën foton e tij, duke e cilësuar si një moment historik, teksa nuk hezitoi të pyeste: Ka ndonjë nga anëtarët e jurisë që e ka kuptuar që është produkt i inteligjencës artificiale? Na lini të përgjigjemi ne: Jo! 

Organizatorët e eventit u shprehën se e njohin rëndësinë e kësaj teme dhe ndikimin e saj në krijimin e imazhit sot, por ky çmim ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një platformë për të përkrahur aftësinë e fotografëve dhe artistëve që punojnë në terren.

Në fakt, nuk është hera e parë që një produkt i inteligjencës artificiale fiton një çmim në një konkurs fotografie, hera e fundit ishte shtatorin e kaluar dhe kjo ka rindezur një debat shumë të fortë.