LIFESTYLE 21 Prill 2023, 13:12
Çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj në ditën e Fitër Bajramit?

NEWS-31

Dita e Fiter Bajramit është një padyshim ditë feste dhe tavolinat e besimtarëve myslimanë mbushen plot.
Ka disa ushqime tradicionale që shoqërojnë këtë festë ndër vite dhe në shumë familje ka mbetur si traditë që në ditën e Bajramit për mëngjes të kenë oriz dhe pite, ndërsa për drekën ose darkën nuk ka se si të mungojë mishi i kecit ose i qengjit, byreku me shumë petë, kimë me vezë, supa të ndryshme dhe sallata.
Ëmbëlsira është gjithashtu pjesë e rëndësishme e kësaj dite dhe ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman. Ndër ëmbëlsirat më tradicionale që përfaqësojnë këtë festë janë bakllavaja, revania dhe kadaifi.
News31 ju uron gëzuar fitër bajramin të gjithë besimtarëve!