LIFESTYLE 8 Tetor 2022, 18:01

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse e anashkaloni shpesh mëngjesin?

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse e anashkaloni shpesh

Një mëngjes i ekuilibruar dhe i shëndetshëm i siguron trupit tonë energjinë e nevojshme për të nisur siç duhet ditën dhe cka është më e rëndësishmja, ruan nivelin e glukozës në gjak në nivele normale. Studimet e shumta kanë treguar se mëngjesi jo vetëm ka veti të dobishme, por anashkalimi i tij mund të dëmtojë dhe të ndikojë në funksionin njohës të trurit.

Në fakt, ngrënia e vakteve në një orar "të barabartë", është taktika më e mirë për shëndetin kognitiv dhe shëndetin në përgjithësi. Megjithatë, një problem me të cilin përballen shumë njerëz kur vjen puna tek vaktet, sidomos mëngjesi, është se ata nuk janë mjaft të uritur për të ngrënë në momentin kur duhet konsumuar. Të tjerë priren ta anashkalojnë mëngjesin krejtësisht sepse nuk duan të hanë, cështje diete dobësimi, ose nuk kanë kohë.

Gjithsesi, dietologët thonë se anashkalimi i vakteve ka efekte negative në fusha të tjera, përveç funksionit kognitiv që e përmendëm, si për shembull mund të shoqërohet me shtim në peshë, rritje të rrezikut për sëmundje metabolike, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, rezistencë ndaj insulinës e të tjera. 

Sipas ekspertëve, trupi ynë mbështetet tek glukoza si lëndë djegëse për një funksion normal të trurit. Nëse e kaloni plotësisht vaktin e parë të ditës, në thelb po i privoni trupit dhe trurit tuaj karburantin që i nevojitet për të filluar dhe zgjatur deri në vaktin tjetër. 

/News31