LIFESTYLE 23 Nëntor 2022, 18:54

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse bëni më pak se 6 orë gjumë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse bëni më pak se 6

Shumë njerëz nuk i bëjnë të plota orët e tyre të gjumit ose kanë një orar gjumi shumë të crregullt. Edhe ju jeni mes atyre që nuk plotësoni 8 orarshin e këshiiluar nga ekspertët? Kjo mund të ndodhë për arsye të ndryshme, ndonjëherë për punë, herë të tjera se preferoni të bëni "jetë nate" apo se thjesht doni të qëndroni vonë, edhe kur duhet tëzgjoheni herët në mëngjes. Megjithatë, nëse e bëni këtë duhet të dini se nuk është aspak e dobishme për trupin tuaj të flejë pak. Sipas studimeve, nëse flini më pak se 6 orë, jeni të ekspozuar ndaj disa rreziqeve shëndetësore, si këto më poshtë:

Plakesh më shpejtë.

-Nëse flini më pak, fytyra juaj ka tendencën të ketë më shumë probleme. Hulumtimet tregojnë se ata që flenë më pak kanë më shumë shenja të plakjes në lëkurë.

Dehidratim.

-Kërkimet e fundit tregojnë se organizmat që nuk plotësojnë 8 orët e nevojshme të gjumit gradualisht dehidratohen. Kjo është arsyeja pse ndiheni të lodhur gjatë ditës, për shkak të dehidrimit. Nëse flini pak, atëherë të paktën pini më shumë ujë gjatë ditës.

Kujtesa e dobët.

-Ekspertët thonë se neuronet që lidhin qelizat e trurit krijohen më së shumti gjatë gjumit. Nëse flini për pak orë, përqendrimi dhe vigjilenca mund të ulen deri në 32%, cka mund të sjellë probleme kryesisht me kujtesën.

Obezitet.

-Nëse problemi i mungesës së gjumit është kronik, atëherë ka një probabilitet të rritur të obezitetit me 15%. Kjo është për shkak të uljes së hormonit të quajtur leptin, i cili është përgjegjës për t’i thënë trupit tonë se jemi të ngopur, ndërsa njëkohësisht rrit grelinën, e cila rrit urinë.

Sëmundjet kardiovaskulare

-Nëse ju mungon gjumi për një kohë të gjatë, atëherë mund të keni presion më të lartë të gjakut dhe më shumë shanse për inflamacion. Në afat të gjatë, kjo mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

/News31