LIFESTYLE 11 Janar 2023, 20:12

Çfarë duhet të dini për “One Night Only”, eventin që sjell një nga artistët më të preferuar të momentit

Çfarë duhet të dini për “One Night Only”,


One Night Only është një ngjarje ekskluzive për të përzgjedhurit që do të kenë mundësinë të shijojnë një mbrëmje si asnjëherë më parë. Një ambjent i kuruar në detaje, për të trokitur gotat mes miqsh, nën shoqërimin e tingujve të muzikës së këngëtarit pop Konstantinos Argiros, shoqëruar nga orkestra simfonike.

Të përzgjedhurit do të kenë mundësinë e artë për tu bërë pjesë e komunitetit ekskluziv në një mbrëmje e cila ndodh vetëm njëherë në vit.
Veçantia e kësaj mbrëmje, në mesin e një sërë surprizave është edhe kodi i veshjes "Suit & Tie" ku do të mbizotërojnë kostumet dhe veshjet tejet elegante e rrëzëllitëse të pjesëmarrësve.

Çfarë duhet të dini për “One Night Only”,

 

Çfarë duhet të dini për “One Night Only”,

Për të pasur mundësinë e pjesëmarrjes në një mbrëmje të tillë, të interesuarit duhet të regjistrohen me të dhënat e tyre në link-un e shfaqur në llogarinë zyrtare të RedCloud në Instagram. Pas regjistrimit, të përzgjedhurit do të marrin në adresën e tyre të e-mail një link dhe PIN kod unik vetëm për ta, ku mund të aksesojnë sallën në mënyrë virtuale, të përzgjedhin ulësen sipas preferencave personale e më pas të procedojnë me pagesën e biletës. Vetëm kështu, mund të bëhen pjesë e kësaj mbrëmje.

Çfarë duhet të dini për “One Night Only”,



Në biletë përfshihet open bar me pije të palimituara alkoolike dhe asortimente shoqëruese me shërbim francez, si dhe garderoba për të vendosur veshjet. Në një mbrëmje e cila gjendet në mesin e shoqërisë së lartë, do të keni mundësi të shkrepni foto mes miqsh nga fotografë profesionist në një kënd të dedikuar i cili do të shpalosë shkëlqimin e asaj nate.

Në orën 19:00 - 20:30 pjesëmarrësit do të priten në holl me muzikë të rafinuar LIVE të rrymës Jazz. Do të shijojnë gjithashtu mes miqsh pije dhe ushqime.

Në orën 21:00 - 23:00 do të mbahet koncerti i këngëtarit më të shquar të muzikës Pop greke, Konstantinos Argiros.

Pas përfundimit të koncertit në orën 23:00, vetëm disa nga të pëzgjedhurit do të kenë mundësi të shijojnë after party të mikpritur nga vetë Konstantinos Argiros. Mbrëmja plot sharm do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit ku pjesëmarrësit do shijojnë atmosferën fantastike të kësaj feste me muzikë të mirë, open bar dhe finger food. Një natë e veçantë në llojin e saj për një numër të përzgjedhur pjesëmarrësish!