
Produkti

Çfarë duhet të bëni që ta kaloni gripin sa më shpejtë?

Duke qenë se dimri sapo ka nisur dhe ky është pikërisht momenti i virozave, grupit e i të ftohit, do ju duhen disa këshilla se si mund t'i kaloni më shpejt këto probleme shëndetësore, duke nisur që nga ushqimet që duhet të përdorni. Kështu, nëse doni që simptomat tuaja të të ftohurit të mos jenë të rënda dhe t'i përballoni me sukses, duhet që për mëngjes të zgjdhni ushqime si omëleta me kërpudha. Por përse?
Sepse vezët janë një burim i mirë i zinkut, një mineral që forcon sistemin imunitar dhe redukton simptomat e gripit, e në cfarëdo recete që t'i përdorni këtë periudhë, mund t'ju ndihmojnë. Nga ana tjetër kërpudhat kanë veti antibakteriale, sepse përmbajnë selen, i cili mbron nga ftohja. Gjithashtu, vitaminat e kompleksit B që gjenden tek kërpudhat kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar, duke forcuar kështu trupin kundër baktereve.
Ndërkohë në mes të vakteve është e këshillueshme që të konsumoni ushqime si kosi me pak yndyrë, që janë të pasur me probiotikë aka bakteret e mira dhe që rrisin imunitetin dhe reduktojnë inflamacionin. Sipas studimeve probiotikët mund të zvogëlojnë simptomat e ftohjes me 34%, kështu që cfarëdo ushqimi që i përman, përdoreni!
Sigurisht, këshilla e përhershme: Pini shumë lëngje. Ekspertët rekomandojnë të pini deri në 2 litra ujë në ditë kur jeni të ftohur ose me grip dhe nëse nuk keni ndonjë problem kronik shëndetësor. Lëngjet ndihmojnë në eliminimin e sekrecioneve nga hunda dhe fyti dhe gjithashtu bëjnë hidratimin e duhur, i cili ndihmon në largimin e toksinave nga trupi.
Në vaktet e "mëdha" si dreka, preferoni pulën e zier me brokoli dhe speca shumëngjyrësh. Brokoli dhe specat janë të pasur me vitaminë C që mund të zvogëlojnë simptomat e gripit, por kujdes, nuk mund ta zhdukin atë. Mishi i pulës siguron proteinën që i nevojitet trupit për të prodhuar antitrupa dhe për të luftuar gripin. Prandaj edhe për darkë bëni dicka si supa e pulës. Kjo pjatë qetëson edhe kollën dhe po ashtu ndihmon në pastrimin e sekrecioneve nga hundët e mbytura.
Në fund, thuaj gjithmonë po pushimit! Lodhja fizike dhe mendore janë miq të viruseve dhe për shkak se në këto ditë e kalojmë ftohjen pa pushim, për të mos munguar në punë, dobësojmë edhe më shumë sistemin imunitar. Kjo nuk bën gjë tjetër vecse vonon shërimin dhe rëndon shëndetin tonë. Është e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, të pushoni dhe të ndiqni këshillat e ekspertëve.
/News31