LIFESTYLE 20 Dhjetor 2021, 21:26

Çfarë do të veshësh natën e Vitit të Ri? 5 propozimet që ju vijnë në ndihmë

Çfarë do të veshësh natën e Vitit të Ri? 5

Numërimi mbrapsht për natën e ndërrimit të viteve ka filluar dhe pikëpyetja më e madhe e shumë vajzave është se çfarë të veshin atë mbrëmje. Vitrinat e dyqaneve, por edhe blogeret e njohura  kanë nisur që në profilet e tyre në rrjetet sociale të reklamojnë disa prej veshjeve që mund t’i vishni natën e Vitit të Ri. Disa nga ngjyrat më të preferuara kanë rezultuar të jenë: jeshile, e kuqe dhe e bardhë, duke qenë se këto nuanca lidhen dhe me festat e dhjetorit e pemën e Vitit të Ri.

Jumpsuit ose fustan i zi

Një jumpsuit i zi, duke i shtuar aksesorë elegantë do ta bëjë veshjen e Vitit të Ri mjaft të veçantë. Çantën, në këto raste, mund ta zgjedhësh me ngjyra të forta për të thyer monotoninë e së zezës klasike. E zeza është klasikja e klasikeve, për natën e Vitit të Ri ashtu edhe për 365 ditët e kalendarit. 

Nëse keni dëshirë të nisni 2022 me fustan të zi, komibnojeni me detaje me fantazi, duke kërkuar një prekje unike për veshjen tuaj. Një fustan i ngushtë me njërin sup zbuluar, një fund i ndriçuar me kristale... janë disa shembuj vërtetë yll! 

Çfarë do të veshësh natën e Vitit të Ri? 5

Çfarë do të veshësh natën e Vitit të Ri? 5

Fustan i kuq

Nuk është kurrë jashtë mode dhe kurrë jashtë festave. Nëse je me të kuqe, je në festë. Edhe veshja më e thjeshtë, nëse propozohet e tëra në të kuqe, me aksesorë, mund të bëhet një veshje me temë absolutisht e përsosur, çfarëdo lloj feste ti ke në axhendë.

Nëse keni shumë dëshirë për të kuqen, por nuk dëshiron një veshje komplet flakëruese thyeje me aksesorë: sandalet, çantat, bixhuteritë që do të ngrohin menjëherë çfarëdo lloji veshjeje.

Metaliket

Gjithçka që mund të tregojë festën është edhe një fustan argjendi, i cili të jep shkëlqim gjatë gjithë mbrëmjes. Një kombinim me aksesorë në ngjyrën e tokës do të ishte ideal.  Bazohuni tek e gjithë veshja me shkëlqim, sigurisht në shumicën e rasteve është ari dhe argjendi. 

Nuk ekziston asgjë më e mirë sesa një fustan i shkurtër në ngjyrë ari ose argjendi për të shkëlqyer në festë. Sidoqoftë, nëse doni vetëm disa prekje të ndritshme që mund të vërehen zgjidhja është: përdorimi i detajeve pak të çmendura, si një palë syze ose rrathë me forma të çuditshme të dekoruara në ngjyrë ari dhe argjendi …

Çfarë do të veshësh natën e Vitit të Ri? 5

Çfarë do të veshësh natën e Vitit të Ri? 5

 

Temina

Çfarë më shumë se teminat mund ta tregojnë atmosferën festive të ndërrimit të viteve? Një fustan të tillë, me siguri, e keni parë në shumë vitrina, por edhe në festat e fundvitit. Një model i thjeshtë, i lirshëm, por edhe komod, të nxjerr në pah linjat dhe të bën të jesh më festive. 

Çfarë do të veshësh natën e Vitit të Ri? 5

Pantallona dhe pulovër

Pantallonat dhe pulovrat e Krishtlindjeve janë gjithmonë një ide e mirë kur dëshironi komoditetin. Ju mund të ndiheni bukur edhe në një veshje të thjeshtë për festën e Vitit të Ri dhe nuk keni nevojë të blini veshje të shtrenjta apo shumë elegante nëse nuk dëshironi!

Veshjes mund t'i shtoni aksesorë elegantë, si vathë, kapëse flokësh apo diçka tjetër. Këta aksesorë të vegjël mund ta shtojnë lehtësisht atë hijeshinë e Krishtlindjes në veshjen tuaj. Kjo është gjithashtu një ide e shkëlqyeshme për ata që duan të kursejnë, pasi është shumë më lirë të blesh një palë vathë sesa një veshje të tërë!

Çfarë do të veshësh natën e Vitit të Ri? 5

/News31