LIFESTYLE 17 Janar 2022, 11:40

“E hëna blu”, pse dita e sotme konsiderohet si më depresivja e vitit?

“E hëna blu”, pse dita e sotme konsiderohet si më

Çdo vit, e hëna e tretë e janarit quhet “E Hëna Blu”.

Teoria thotë se kjo është periudha e vitit kur ne të gjithë jemi të trishtuar, pas festave përshtatemi me vështirësi, kemi probleme me paratë dhe sigurisht ndikon edhe moti i keq.

Koncepti u krijua fillimisht në 2004 nga psikologu Cliff Arnall.

Ai doli me një "formulë" pasi iu kërkua një gjë e tillë nga firma e udhëtimeve Sky Travel, e cila më pas përdori frazën në një deklaratë për shtyp për të promovuar uljet e tyre dimërore.

Ai mori parasysh një sërë faktorësh që mund të ndikojnë në humorin aspak të mirë, dhe ishin:

- moti
- borxh
- paga mujore
- koha që ka kaluar që nga Krishtlindjet
- qëllimet që nuk arritëm dot vitin që lamë pas
- motivimi i ulët
- ndjenja e nevojës për të “lëvizur”

Ka shumë njerëz që e konsiderojnë pseudoshkencë dhe një sondazh i fundit tregon se gjysma e njerëzve mendojnë se është thjesht një mashtrim.

Por nëse jeni pjesë e atjj 48% që mendojnë se ka një ndikim negativ në humor, çfarë mund të bëni për të “mposhtur” të hënën blu?

Përpjekja për të qenë optimistë, duke menduar për anën e bukur të gjërave, ose ato për të cilat jeni mirënjohës, mund t'ju ndihmojë.

Specialistët e shëndetit mendor nga Delamere sugjerojnë këto pesë këshilla kryesore:

- Mos e mbingarkoni veten, gatuani ose shkoni për shëtitje
- Përpiquni të kufizoni kohën para ekranit – në vend të kësaj bëni ushtrime, lexoni ose meditoni
- Telefononi familjarët dhe njerëzit tuaj të dashur
- Kushtojini vëmendje gjërave të vogla gjatë ditës

Burimi: The Independent, The Courier
Përktheu dhe përshtati: News31