LIFESTYLE 3 Gusht 2022, 21:24

Duhet ta provoni sa më parë, Vesa Luma zbulon recetën e antibiotikut natyral që përdor kur Lian ka kollë

Duhet ta provoni sa më parë, Vesa Luma zbulon recetën e

Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar, megjithatë Vesa Luma dhe Big Basta zgjodhën që ëndrrën e tyre ta shijojnë akoma më larg, në Zelandën e Re. Çifti i njohur i artistëve dhe djali i tyre, Lian, ndodhen prej disa vitesh në Auckland.

Përveç adaptimit me një stil të ri jetese, Vesa ka fituar shprehi të reja sidomos kur bëhet fjalë për ushqyrjen dhe mirëqenien e përgjithshme. Një prej tyre është përdorimi i mjaltit shumë të njohur, Manuka. Ky mjaltë është përdorur që në lashtësi për të trajtuar sëmundje.

Vesa ka postuar një video në TikTok ku tregon si të përgatisni antibiotik natyral me mjaltë Manuka dhe qepë të kuqe. Ajo e përdor sa herë Lian është me grykë dhe ka kollë. Ky mjaltë tanimë gjendet edhe në Shqipëri, ndaj mund ta provoni këtë recetë.

 


Mjalti Manuka prodhohet në Zelandën e Re, nga nektari i pemës së manuka-s, emri shkencor i së cilës është Leptospermum scoparium.  Ai është i pasur me amionacide, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore, vitamina B1, B2, B3, B5 dhe B6, kalcium, fosfor, hekur, bakër, natrium, kalium, magnez dhe mangan etj, duke e shndërruar kështu në produktin çudibërës që duhet të ketë çdo konsumator në regjimin e tij ushqimor. Ai qetëson gastritin, forcon sistemin imunitar, trajton sinozitin kronik, qetëson kollën etj.