LIFESTYLE 4 Mars 2023, 10:57

Dikujt mund t'i duhen më pak vite për të blerë një shtëpi në Zyrih apo Amsterdam se sa në Tiranë!

Dikujt mund t'i duhen më pak vite për të blerë një

Në Romë, Mynih apo Londër, një familje mesatare i duhen rreth 16 vite të bëhet pronare e një shtëpie. Në qytetet si Vjena apo Madridi, i duhen 11,1- 11,3 vjet. Sipas të dhënave të "Numbeo" për renditjen e 23 qyteteve për treguesin e përballueshmerisë për blerjen e një apartamenti, Tirana ka çmimet më të shtrenjta në Europë pas kryeqytetit të Serbisë, Beogradit, Parisit dhe Milanos.

Sipas këtij indeksi, në Tiranë duhen 18,7 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në qytete si Budapest-i duhen 14,8 vite, në Zyrih 12 vjet, në Vjenë, 11.1 vite, në Amsterdam 9.5 vjet dhe në Bruksel, 6.5 vjet. Nëse do të dalim jashtë Europës dhe të marrim disa shembuj, në qytete si Miami në SHBA duhen 5.3 vite dhe për të blerë një shtëpi në Dubai duhen 3.7 vjet.

Në Tiranë, një apartament me sipërfaqe 100 m² në afërsi të qendrës nis me vlerë nga 100,000 euro. Për shkak të të ardhurave të ulëta një familje shqiptare, asaj i duhet më tepër vite për t’u bërë pronar i një shtëpie, krahasuar me qytetet kryesore europiane.

Më i shtrenjti në rajon gjithsesi është Serbia, ku duhen 20 vite për t’u bërë pronar shtëpie, ndërsa qytetete më të lira, ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament, janë Zagrebi dhe Shkupi. Në Athinë, ku çmimet kanë rënë ndjeshëm që pas krizës që rrezikoi daljen e vendit nga euro, duhen 13.9 vjet për të blerë një shtëpi dhe në Selanik, 11.8 vjet.

Në Europë më të shtrenjtë se Tirana janë Parisi dhe Milano. Në Paris një familje i duhen 19.8 vjet për të blerë një shtëpi dhe në Milano, 18.8 vjet. Ndërsa qyteti më i lirë europian për të blerë një shtëpi është Udine, në afërsi të Romës. Në këtë vend nevojiten vetëm 5.1 vite. Por me sa duket kjo mund të përfitohet vetëm nga vendasit, pra qytetarët italianë apo shqiptarët rezidentë në vendin fqinj. Ndërtimet e reja në këtë qytet nisin nga 3,500 euro/m².

/News31

Burimi: Monitor