LIFESTYLE 17 Dhjetor 2021, 10:36

Dedikuar buzëqeshjeve të pafalura! Babagjyshi Sekret mund të jesh ti

Dedikuar buzëqeshjeve të pafalura! Babagjyshi Sekret mund të jesh

Ardhja e periudhës më të bukur të vitit sjell bashkë me zbukurimet e dritat, edhe iniciativat për të plotësuar dëshira që për 11 muaj të vitit nuk kanë pasur mundësi të bëhen realitet.

Pikërisht, për këtë ka menduar projekti "Babagjyshi Sekret", që për 6 vite radhazi tashmë pret biletën e Babagjyshit nga Poli i Veriut drejt e në Shqipëri, dhe synon të intensifikojë atmosferën festive duke dërguar buzëqeshje pikërisht tek ata, për buzëqeshjen e të cilëve, shoqëria jonë ka më shumë nevojë.

Të gjithë fëmijët nga mosha 6 – 14 vjeç mund të shkruajnë me dorë një letër, ku në mënyrë kreative tregojnë si janë sjellë gjatë gjithë vitit dhe pse e meritojnë dhuratën. Këto letra i postojnë në çdo pikë të Postës Shqiptare drejtuar Babagjyshit, Poli i Veriut.

Të gjitha këto letra gjenden në Çorapen e Letrave në faqen: www.babagjyshisekret.al.

Kështu, të gjithë ata që duan të jenë Babagjyshë Sekret, kanë mundësinë të jenë të tillë dhe të bëjnë dikë të lumtur!

Babagjyshi me mish e shpirt, mund të jesh ti.

Babagjyshi Sekret mund të jetë çdo shqiptar, që tradita ia do të jetë bujar, përtej skepticizmit dhe individualizmit të kohës. Fundja “Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh” na kanë predikuar të gjitha fetë në historinë e njerëzimit.

Në këtë iniciativë janë bashkuar edhe korporata si Raiffeisen Bank e cila suporton gjithë fëmijët në nevojë të këtij projekti.

Kjo iniciativë i dedikohet buzëqeshjeve të pafalura në vigjilie të festave të fundvitit…