LIFESTYLE 16 Shtator 2022, 16:25

Debati për kurorën e Mbretëreshës, shtohen thirrjet që diamantët e saj të kthehen në Afrikë e Indi. Sa është vlera e tyre?

Debati për kurorën e Mbretëreshës, shtohen thirrjet që

Parada e realizuar në nder të Mbretëreshës Elizabeth II, që pa arkivolin e saj të transportohej nga Buckingham Palace në Westminister Hall, ku njerëzit do mund të japin ngushëllimet e tyre, kishte pjesëmarrës të gjithë pjestarët e familjes mbretërore, e megjithatë gjëja që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një send. Pikërisht kurora e monarkes, e quajtur ndryshe “The Imperial State Crown”. Ajo qëndronte sipër arkivolit të saj, në një jastëk velvet dhe shkëlqente si gjithmonë.

Kurora është bërë objekt i shumë debateve së fundmi, që prej 8 shtatorit kur Mbretëresha ndërroi jetë, pasi përmban diamantin 317 karatash shumë të përfolur "Cullinian II", i njohur ndryshe si “Ylli i Dytë i Afrikës”. Shumë njerëz në rrjetet sociale e jo vetëm, kanë bërë thirrje që familja mbretërore ta kthejë diamantin në vendin e tij, në Afrikë, po ashtu edhe gurin tjetër të çmuar, diamantit 530.2 karatsh, "Cullinan I" që qëndron në skeptrin e monarkes. Ky i fundit mendohet se vlen rreth 400 milionë dollarë.

Zotërimi i këtyre diamanteve nga mbretërorët, mes shumë gurëve të tjerëvë të çmuar, ka qenë gjithmonë diçka që ka shkaktuar debat, nisur nga historia e kolonizmit britanik. Diamanti “Cullinan” u gjet në Afrikën e Jugut në 1905 dhe është diamanti më i madh i paprerë i gjetur ndonjëherë, 3106 karatsh, e që peshon më shumë se 3 kile.

Ju prezantua si dhuratë Mbretit Eduart VII pasi personat që e gjetën dështuan ta shisnin në mënyrë private në 1907. Diamanti më pas u pre në pjesë më të vogla, shumë prej tyre të përdorura nga Mbretëresha si bizhuteri. Nga diamanti dolën 96 copëza brilanti, me monarkinë britanike që zotëron një pjesë tyren, ndëra të gjithë gurët që përbënin diamantin origjinal "Cullinan" sot vlerësohën rreth 2 miliardë dollarë.

Debati për kurorën e Mbretëreshës, shtohen thirrjet që

“Imperial State Crown”, është kurora kryesore që vendoset nga një sovran britanik dhe mbahet në Kullën e Londrës, bashkë me të tjerë gurë të çmuar që vendosen gjatë ceremonive apo kurorëzimeve, siç është edhe skeptri i monarkut apo pelerina e artë e Mbretëreshës Mary II.

Kurora e tanishme mbretërore u bë në vitin 1937 për babain e Mbretëreshës, Mbretin George VI, dhe është bazuar në kurorën që u bë në vitin 1837 për Mbretëreshën Victoria. Përmban disa prej bizhuterive më historike të mbretërorëve britanikë, përfshirë safirin e Shën Edward, gurin më të vjetër të koleksionit. Copëza blue e çmuar vendoset në qendër të kurorës dhe thuhet se i përkiste mbretit Edward që u kurorëzua në vitin 1042.

Në total kurora përmban 2868 diamantë, 17 safirë, 11 smeraldë, 269 perla dhe 4 rubi. Shumica e këtyre sendeve janë të rezervuara për t’u përdorur gjatë kurorëzimeve, megjithatë kurora u vendos çdo vit nga Mbretëresha deri në 2017. Në 2019 u vendos që ajo ishte shumë e rëndë për monarken dhe në vend të saj përdori kurorën prej diamanti të George VI.

Një tjetër send me shumë vlerë që zotërohej nga Mbretëresha është diamanti nga India, "Koh-i-noor", që vlerësohet rreth 400 milionë dollarë. Ndoshta diamanti më i famshëm në botë, ai është 105.6 karatsh dhe është gjetur në jug të Indisë në 1300. Është vendosur në kurorën e Nënës Mbretëreshë në 1937, ndërsa shumë njerëz janë vetëshpallur si “pronarë” të saj, përfshirë perandorë nga Mongolia, Irani, Aghanistani dhe të tjerë. Guri i çmuar u bë pjesë e një traktati paqeje, duke ju dorëzuar mes shumë gjerave të tjera, Mbretëreshës Victoria.

/News31