LIFESTYLE 4 Qershor 2022, 15:22

Colour Day Festival do të zbukurojë Tiranën me ngjyra dhe muzikë për të tretin vit rradhazi

Colour Day Festival do të zbukurojë Tiranën me ngjyra dhe

Së bashku me verën po vjen dhe “Colour Day Festival” i cili do të mbahet me 11 dhe 12 Qershor në sheshin “Nënë Tereza”. Të gjithë ata të cilët duan të kalojnë një aventurë për tu mbajtur mend duhet patjetër të jenë pjesë e këtij festivali.


Festivali i ngjyrave kthehet sërisht për të tretin vit rradhazi për ti dhuruar të rinjve një atmosferë energjike, me ngjyra, argetim dhe sigurisht muzikë të mirë.Të ftuar të cilët do të performojnë në shesh do të jenë emra mjaft të njohur të muzikës së huaj dhe asaj shqiptare.

Colour Day Festival do të zbukurojë Tiranën me ngjyra dhe

Për herë të parë në Shqipëri do të performojë reperi amerikan Lil Pump, Dj Morten i cili ka krijuar hite muzikore së bashku me David Guettën. Nga ana tjetër nuk do të mungojnë as artististët shqiptarë ku mes tyre përmendim, Mc Kresha, Lyrican Son, Capital T, Dren Abazi, Sardi Strugaj, Elgid Doda, Majk, Venera dhe Lindi të cilët do të sjellin një atmosferë energjike për ti dhënë Tiranës të gjithë ngjyrat që ky festival sjell.


Kryeqyteti do të vishet nga ngjyrat dhe tingujt e muzikës nga ora 12:00 e mesditës deri në orën 23:00.