
Produkti

Cili është shteti ku tradhëtia do të dënohet me burg?

Jo nuk është Shqipëria, rrini të qetë...Bëhet fjalë për Indonezinë, Parlamenti i së cilës pritet të votojë e miratojë një kod të ri penal që parashikon një dënim për seksin jashtë martese. Sipas mediave atje, në fakt paketa e ligjeve që përmbajnë edhe këtë dënim, duhet të ishte martuar në 2019-ën, por njerëzit protestuan ndaj tij, teksa mijëra vetë u shprehën kundër këtij kodi që shkelte jo pak liri civile.
Dhe paketa e ligjeve pësoi disa ndryshime, megjithatë ende përmban dispozita që parashikojnë zëvendësimin e dëmimit me vdekje me burgim të përjetshëm, nëse ka 10 vite sjellje të mirë, po ashtu aborti është kriminalizuar (përjashtim bëjnë viktimat e përdhunimit) dhe sigurisht edhe "magjia e zezë" dënohet me burg.
Jo vetëm që dënohet seksi jashtë martese, por edhe bashkëjetesa para martesës është e ndaluar, ndërkohë sa i takon dënimit për tradhëtinë, në rastet kur raportohet nga një njeri i afërt me familjen, mund të përkthehet deri në 1 vit burg.
Ligje të tilla nuk duhet të vijnë si cudi për një vend si Indonezia, ku ekziston në masë diskriminimi ndaj komunitetit LGBTQ, pakicave fetare e grave, ndërsa kodi i ri civil do të "dëmtojë" edhe më shumë demokracinë atje. Nuk e besojmë se do të ketë protesa me sloganet "Dua të jem i lirë të tradhëtoj", por gjithsesi...
/News31
Burimi: BBC