
Produkti

Cilat janë qytetet e Shqipërisë ku njerëzit jetojnë më gjatë?


INSTAT ka realizuar një studim mbi jetëgjatësinë e shqiptarëve në qarqe të ndryshme të vendit. Qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra është ai i Kukësit me 77.4 vite, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte ai i Gjirokastrës me 70 vjet.
Qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte Tirana me 81.6 vite, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte Gjirokastra me 74.2 vjet.
Në vitin 2021, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri, për të gjithë popullsinë ishte 76.5 vite, 74.4 vjet për burrat dhe 78.7 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afërsisht 4 vjet më shumë se burrat.
Një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite, me rënie nga viti 2018 me rreth 3.3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit. Nga 54.4 vjeç në 1950, jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit.
Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.