ChatGPT sjell dy opsione të reja të cilat do t'jua lehtësojnë jetën akoma më shumë!
ChatGPT i OpenAI po përditësohet në mënyrë që të mundësojë biseda zanore me përdoruesit dhe të ndërveprojë duke përdorur imazhe, duke e afruar atë me asistentët e njohur të inteligjencës artificiale (AI) si Siri i Apple.
Shërbime të ngjashme të inteligjencës artificiale si Siri, apo Alexa e Amazon janë të integruara me pajisjet në të cilat funksionojnë dhe shpesh përdoren për të vendosur alarme dhe për të dhënë informacione.
Opsioni i ri zanor i ChatGPT gjithashtu mund të rrëfejë histori para gjumit dhe të lexojë tekste të dhëna nga përdoruesit.
Njerëzit gjithashtu mund të bëjnë fotografi të gjërave përreth tyre dhe t'i kërkojnë chatbot-it të zgjidhë problemet e mundshme.
Këto karakteristika të reja do të mund të përdoren nga njerëzit që punojnë me versionet ChatGPT Plus dhe Enterprise.