LIFESTYLE 20 Janar 2024, 17:32

"Blue Taxi" vlerësohet nga CCIT Awards si kompania më e mirë në shërbimin taksi

"Blue Taxi" vlerësohet nga CCIT Awards si kompania më e

Nëse ka një shërbim taksi që e bën diferencën në Tiranë, madje në Shqipëri, është e qartë prej disa kohësh se është "Blue Taxi".

Shërbimi korrekt dhe profesional i kësaj kompanie, që i gjendet lehtësisht pranë klientëve, në përditshmërinë e tyre, por sidomos në momentet më të rëndësishme, është i dukshëm, ndërsa tani ky vlerësim është zyrtar. 

E themi këtë pasi "Blue Taxi" është vlerësuar nga "CCIT Awards", ceremonia tashmë traditë e Dhomës së Tregëtisë, si kompania më e mirë e shërbimit taksi. Çmim mëse i merituar, që është pranuar nga Ervin Dervishi, drejtor i përgjithshëm i "Blue Taxi, i cili ka përfituar nga rasti të mbajë një fjalim të shkurtër si më poshtë: 



Padyshim një triumf që shpërblen punën e mirë të kompanisë, por edhe një shtysë për të bërë akoma më mirë. /News31