Biznesi me emër shqiptar u akuzua nga gjigandi Zara për vjedhjen e emrit, por fiton në gjykatë!
Pronarja e një butiku të vogël është “mbi re” teksa ka fituar betejën me gjigandin e modës Zara. Bëhet fjalë për Amber Kotrrin, e cila zotëron ‘House of Zana”, në shqip “Shtëpia e Zanës”, një butik dhe brand të vogël, i cili ishte nën presionin e kompanisë së njohur të modes pasi ata pretendonin se koncepti i saj ishte identik me të tyrin. Argumenti i Zara-s ishte që mes dy brand-eve kishte një numër të madh ngjashmërish vizuale dhe orale.
Megjithatë ajo e ka fituar betejën ndaj tyre pasi gjykata e ka gjetur pretendimin e markës së njohur “pa substancë”. Amber shprehet se vendimi i gjykatës e ka lehtësuar shumë:
”Ka më shumë se 1 vit dhe ka qenë një eksperiencë ëshumë stresuese për shtëpinë time, si një nënë e 3 fëmijëve të vegjël, por jam edhe në krye të biznesit, duke kaluar orë e orë për të pregatitur dokumentat dhe provat.”
Kotrri tha se ka marrë një email ku informohej për vendimin e gjykatës, teksa ishte në kinema me 3 fëmijët, megjithatë ju desh që të gjente kurajon dhe ta hapte vendimin vetëm disa ditë më pas.
”Ishte një dokument shumë i gjatë dhe nuk po e kuptoja atë që thuhej, megjithatë pashë fjalët që lexonin ’kundërshtari ka qenë jo i suksesshëm’ dhe u lehtësova që do të vazhdoja me biznesin tim. Ka qenë shumë stresuese por fituam’- shprehet Amber.
Në maj Kotrri, e cila përfaqësoi veten në gjykatë, tha në seancë se nuk ka aspak gjasa që brand-et të ngatërrohen me njëra-tjetrën. Ndërkohë Zara ka argumentuar se aplikacioni i ”House of Zana” duhej hequr nga përdorimi pasi ishin shumë të ngjashme në emër, me rrezikun që klientët mund t' ngatërronin. Julia King, që përfaqësonte markën e njohur, tha se emri Zana ishte thjesht një fije larg nga klienti i saj, duke e bërë aspak speciale. Për të ky mund të ishte një kërcënim serioz për Zara-n, nëse tregu mbushej me brand-e që duken apo tingëllojnë njësoj.
Megjithatë Mattheë Wiiliams, gjykatësi i çështjes, tha se çdo lidhje që klientët mund të bënin në mendjen e tyre mes House of Zana dhe Zara është shumë e vogël dhe aspak e rëndësishme, duke mos e rrezikuar reputacionin e brand-it të famshëm.
Emri i biznesit të Kotrrit është gjetur nga bashkëshorti i saj, i cili është shqiptar, sepse sigurisht që do të kishte një lidhje me Shqipërinë me të tillë emër. Ai e vuri emrin në 2019-ën, duke u frymëzuar pikërisht nga zanat. Në momentin që ajo u përpoq ta regjistronte biznesin e saj si një brand, atëherë u kontaktua nga avokatët e Zara-s. Amber ka treguar se ka qenë në kontakt me më shumë se 10 kompani të tjera të vogla të cilave i është bërë presion nga Zara që të ndryshojnë brand-in për shkak të ngjashmërisë së emrave. Në fakt ajo e ka akuzuar kompaninë e njohur për sjellje mjaft intimiduese:
”Për këdo në një pozicion të ngjashëm, duhet të vazhdoni të luftoni, duhet të jeni guximtarë dhe të injoroni mënyrën kërcënuese me të cilat shkruhen fjalët ligjore. Ju e njihni biznesin tuaj më mirë se kushdo, emrin që i keni vendosur dhe nëse e keni ndërtuar atëherë luftoni për të, nuk mund t’i thoja fëmijëve se e mbylla biznesin sepse dikush më i madh më tha ta bëja."
Kujtojmë se Iditex, kompania mëmë e Zara-s, është një nga më të mëdhatë në botë sa i takon modës, me 6477 dyqane, përfshirë këtu edhe ato të Bershka-s, Pull & Bear dhe Massimo Dutti. Një përfaqësues i Zara-s tha se nuk do ta komentojë lajmin dhe i uron sukses zonjës Kotrri për të ardhmen.
/News31
Burimi: BBC