Bie WhatsApp në disa vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria!

Disa vende të botës kanë raportuar probleme në përdorimin e WhatsApp. Si aplikacioni mobile ashtu edhe WhatsApp Web janë prekur, teksa bëhet fjalë për një problem serioz që e ka bllokuar shërbimin prej orësh. Në Twitter tashmë ka shumë raportime nga qytetarë italianë që nuk janë në gjendje të përdorin aplikacionin e mesazheve, por nga rrjeti sociale pjesë e "Meta" rezulton se edhe vende të tjera po përjetojnë probleme, siç është edhe Shqipëria.
Të njëjtat llogari po postojnë edhe në Downdetector, nga vende të ndryshme po postojnë, për problemet e aplikacionit të mesazheve, duke konfirmuar se kemi të bëjmë me dicka jo të izoluar.
Raportet vijnë edhe nga vende si India, Pakistani, SHBA, Britania e Madhe e shumë të tjera. Hashtagu #WhatsAppdown po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në Twitter, duke konfirmuar se ka probleme, ndërsa kompania ka dalë me një mesazh zyrtar ku thotë se po bën analizat e asaj që ka ndodhur.
/News31