LIFESTYLE 19 Korrik 2023, 22:47

Bie "Whatsapp", aplikacioni me probleme në të gjithë botën!

Bie "Whatsapp", aplikacioni me probleme në të gjithë

Nëse jeni duke e vrarë mendjen sonte se përse nuk po e përdorni dot Whatsapp, nuk jeni ju që nuk keni paguar internetin dhe "fiksimi" nuk po jua vonon mesazhet, është "Meta" që po përballet sërish me probleme me aplikacionin, pasi përdoruesit nga e gjithë bota nuk janë në gjendje të dërgojnë apo marrin mesazhe.

Bëhet fjalë për një "black out" masiv të Watsapp, teksa DownDetector, pas raportimeve të shumta, thotë se problemet kanë nisur në pjesë të ndryshme të botës, disa orë më parë, teksa tani duket se ka probleme në gjithë globin.

E nuk është vetëm versioni i aplikacionit në telefon që nuk po funksionon, por edhe versioni në web, i cili ndërsa rifreskohet, ndonjëherë jep thjesht "error" ose shihni thjesht në ekranet tuaja "WhatsApp encryption end to end" të ngrirë. 

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Meta apo Whatsapp, teksa pritet një deklaratë e tyre dhe nëse problemi do të zgjidhet së shpejti. 

/News31