LIFESTYLE 4 Gusht 2022, 22:45

Bëni kujdes me atë që konsumoni, këto simptoma tregojnë se po helmoni trupin

Bëni kujdes me atë që konsumoni, këto simptoma tregojnë

Perimet, frutat ose barishtet e lara keq, mishi, peshku, shpendët e papjekur si duhet dhe ushqimet e përpunuara në mënyrë jo të sigurtë, mund të çojnë në infeksione parazitare. Sic e dini, parazitët janë të aftë të jetojnë dhe të shumohen në trupin e njeriut, të banojnë dhe sulmojnë zorrët tona, por edhe në organet e tjera vitale si mëlçinë, mushkërinë, trurin e zemrën.

Statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tregojnë se më shumë se 4.5 miliardë njerëz në botë, janë të infektuar me parazitë të ndryshëm, shumica e të cilëve janë parazitë të zorrëve. Rruga kryesore e transmetimit të tyre është nëpërmjet të ushqyerit, pra nëpërmjet marrjes së ushqimit dhe ujit. Kjo vjen nga ngrënia e perimeve dhe frutave të palara, të cilat mund të përmbajnë vezë paraziti, po ashtu edhe nga mishi i viçit i infektuar, i përpunuar jo mjaftueshëm, i ngrirë, pak i kripur, pak i tharë ose i tymosur, njëkohësisht edhe nga peshku i ngrirë e i papërpunuar. 

Për të mbrojtur veten nga parazitët, por edhe nga sëmundjet e tjera infektive me origjinë bakteriale ose virale, është e nevojshme të respektohen një sërë masash parandaluese. OBSH rekomandon të pini ujë të zier ose ujë në shishe të kontrolluar për standarte që ka, të hani ushqime dhe perime të përpunuara termikisht dhe të lani mirë frutat me ujë.

Infeksioni me parazitë ndonjëherë mund të fshihet për një kohë shumë të gjatë, megjithatë shfaqja e simptomave të caktuara duhet t'ju bëjë të dyshoni për sëmundje parazitare. Shenjat që tregojnë një infeksion të mundshëm janë:

-humbje peshe e papritur
-zbehje e lëkurës
-reaksione alergjike
-diarreja
-të përziera
-dhimbje të forta në vendin apo organin ku banojnë parazitët
-imuniteti i dobësuar

/News31