LIFESTYLE 21 Tetor 2022, 18:46

Bëhuni gati që t'i thoni "mirupafshim" ndarjes së fjalëkalimit së Netflix me të tjerët!

Bëhuni gati që t'i thoni "mirupafshim" ndarjes së

Deri më tani ka qenë shumë e thjeshtë për përdoruesit e Netflix që ta "ndajnë" abonimin e tyre me të tjerët dhe për të lejuar më shumë se një person të shikojnë seriale dhe filma nga një adresë. Megjithatë duket se kësaj taktike po i vjen fundi, pasi platforma e njohur e transmetimit po përgatit masa për ta parandaluar fenomenin e përdorimit të gjerë të fjalëkalimeve të një abonenti nga shumë persona, miq apo të afërm. Gjë që për ata do të thotë më pak përfitim, të mos e harrojmë këtë...

Sipas kompanisë nga të dhënat e tyre, më shumë se 100 milionë familje e ndajnë kodin e Netflix, nga të cilat 30 milionë janë në tregjet amerikane dhe kanadeze. Qëllimi i tyre është të mos e ndalojnë menjëherë ndarjen e kodeve, pasi kjo mund të rezultojë në humbjen e klientëve dhe në shkaktimin e acarimit të publikut. 

Në vend të kësaj, ata mendojnë të vendosin një tarifë të vogël shtesë për llogaritë shtesë, pra për ata që përdorin kodin jashtë adresës origjinale së personit që e ka abonimin. 

Në fazën e parë, të gjithë abonentët do të informohen me email nëse konstatohet se kodi i tyre po përdoret edhe nga individë/familje të tjera. Pas kësaj do të shtohet një tarifë shtesë për deri në 2 persona shtesë. Megjithatë, çmimi nuk do të jetë i njëjtë, por do të ndryshojë në çdo vend. Mendohet se rritja do të variojë nga 2 në 3 dollarë, për shembull në 2,13 dollarë në muaj në Peru dhe në 2,92 dollarë në Kili, e gjitha do të varet nga shteti ku jetoni. 

Gjithsesi kjo për Netflix do të jetë e vështirë pasi sipas sondazheve të fundit në SHBA, 80% e amerikanëve që përdorin kodin e dikujt tjetër, nuk do të bëjnë abonimin e tyre nëse nuk do t'i lejohet të përdorin atë. Kompania do të duhet të veprojë me kujdes për t’u siguruar që nuk do të bëjë akuza të pabaza për abuzim nga anëtarët e familjes, të cilët, për shembull, mund të jetojnë përkohësisht në një vend tjetër. Pasi nëse bëhen këto gabime, klientët mund të humbasin në vend që të shtohen të ardhura shtesë.

Në fakt, asnjë platformë ndërkombëtare deri më tani nuk është përpjekur të frenojë ndarjen e password-eve, prandaj edhe transmetuesit konkurues të Netflix do të vështrojnë me kujdes këtë taktikë për të dalë në përfundimet e tyre. 

Masa e re tashmë është vendosur në Kili, Kosta Rika dhe Peru, për qëllime prove dhe për një periudhë 6 mujore, nëse plani shkon përpara, nga 2023 do të zbatohet në pjesën tjetër të vendeve.

/News31