LIFESTYLE 15 Shkurt 2024, 20:29

Bali, ishulli i njohur turistik vendos taksë për çdo turist të huaj që e viziton, por përse?

Bali, ishulli i njohur turistik vendos taksë për çdo turist


Bali, ishulli i njohur turistik i Indonezisë, që vizitohet nga miliona njerëz çdo vit, nga sot do të vendosë për turistët e huaj një taksë prej 150.000 rupiah (9 euro), e cila do të aplikohet nga autoritetet me qëllimin për të mbrojtur “ishullin e perëndive”.

Pra bëhet fjalë për një taksë simboline, që vihet me qëllimin për të nxitur ekonominë lokale dhe për t’u përballur me efektet e padëshiruara të turizmit.

Kjo taksë ka për qëllim mbrojtjen e kulturës dhe mjedisit në Bali“- thotë guvernatori në detyrë i ishullit, Sang Mande Mahendra Jaya, teksa bën me dije po ashtu se shuma do të paguhet online përmes portalit “Love Bali” dhe do të zbatohet vetëm për turistët e huaj që vijnë në Bali.

Guvernatori i ishullit popullor beson gjithashtu se pagesa online do të bëjë që të mos ketë radhë, kur vizitorët të mbërrijnë në Bali. Gati 4.8 milionë turistë vizituan ishullin nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa autoritetet janë zotuar të ndëshkojnë sjelljen e keqe nga turistët pas disa incidenteve, kryesisht të të huajve të zhveshur brenda tempujve ose vendeve të shenjta, që tronditën shumicën e komunitetit hindu.

/News31