Apple prezanton "Vision Pro", produkin e ri më të rëndësishëm që prej vitit 2014, nuk do ta besoni sa kushtojnë!

Pak ditë më parë Apple ka zbuluar produktin më të ri të tyre, njëkohësisht produktin më të rëndësishëm që prej vitit 2014 dhe bëhet fjalë për kufjet e botë virtuale "Vision Pro". Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se kufjet e reja “miksojnë pa problem botën reale dhe botën virtuale”, ndërsa cmimi i tyre, epo le të themi që është goxha i kripur pas është jo më pak se 3,499 dollarë. Porduksti do të jetë i disponueshëm nga fillimi i vitit të ardhshëm në SHBA e më pas në të gjithë botën.
Apple Vision Pro u lancua në një konferencë zhvilluesish në Apple Park, selia e kompanisë në Kaliforni, teksa ndër cilësitë e saj kryesore është që do t’i lejojë përdoruesit të shohin aplikacionet në një mënyrë të re, në hapësirat përreth tyre, si në një realiteti virtual. Përdoruesit mund të përdorin sytë dhe duart për të lundruar nëpër aplikacione dhe për të kërkuar cfarë të duan me zërin e tyre. Kufjet mund të përdoren për të parë filma, duke përfshirë ato në 3D, për të parë fotot ose videot e tyre dhe për të luajtur video-lojëra. Mund të përdoret gjithashtu për punë me aplikacionet që përdoren për të mbajtur konferenca në video dhe jo vetëm. Me një veçori të quajtur EyeSight, kufjet mund të bëhen transparente ose të errëta për t’i sinjalizuar njerëzve përreth përdoruesit, nëse janë të zhytur në një përvojë ose janë të disponueshëm për të ndërvepruar. Audioja hapësinore do ta bëjë të ndihet sikur përdoruesi është plotësisht i zhytur në përvojë, duke përfshirë edhe ndjesinë e sendeve të tjera në dhomë.
"Vision Pro" gjithashtu mund të krijojë një avatar me pamjen realiste të cdo përdoruesi për ta përdorur në eksperiencën virtuale. Kufjet janë bërë për të përshtatur forma dhe madhësi të ndryshme të fytyrës me pjesë të rregullueshme dhe të këmbyeshme.
Kompania po ashtu njoftoi disa partneritete për Vision Pro gjatë prezantimit. CEO i Disney, Bob Iger doli në skenë për të njoftuar se Disney+ do të ishte i disponueshëm në Vision Pro që nga dita e parë e lançimit të tij.
Gjithsesi, pavarësisht zbulimit të këtij produkti të shumëpritur, aksionet e Apple ranë rreth 1%, pasi duket se nuk është pritur mirë nga tregu. Debutimi i kufjeve VR të Apple vjen gjatë një kohe kur industria më e gjerë e realitetit virtual ka luftuar për të përmbushur pritshmëritë e larta për teknologjinë. Për momentin, konsiderohet të jetë “realitet i përzier” ose realitet virtual që mund të hyjë në botën e jashtme përmes kamerave të montuara në kufje.
/News31