LIFESTYLE 12 Maj 2022, 22:05

Apple humb pozicionin si kompania më e vlefshme në botë

Apple humb pozicionin si kompania më e vlefshme në botë

Apple ka humbur pozicionin si kompania më e vlefshme në botë, pas shitjes së konsiderueshme të aksioneve të saj.

Investitorët kanë shitur aksionet që kanë pasur nëpër kompani të teknologjisë për të kaluar në ato që i shohin si investime më pak të rrezikshme.

Vlera e Bitcoin-it, një nga valutat më të njohura digjitale, po ashtu ka rënë ndjeshëm.

Vlera e aksioneve të kompanisë Apple ka rënë për më shumë se 5 për qind të mërkurën dhe tani vlera e saj shkon në 2.37 trilionë dollarë.

Kompania prodhuese e naftës dhe gazit në Arabinë Saudite, Aramco, ka marrë kryesimin për herë të parë pas gati dy vjetëve.

Aramco është thënë të jetë kompani në vlerë të 2.42 trilionë dollarësh.

Vlera e aksioneve në këtë prodhues energjie është rritur këtë vit për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit natyror.