LIFESTYLE 12 Korrik 2022, 12:09

Apeli i mjekut Tritan Kalo: "Kujdes nga pickimi i mushkonjave, përhapin infeksione të sistemit nervor qendror"

Apeli i mjekut Tritan Kalo: "Kujdes nga pickimi i mushkonjave,

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm gjatë pandemisë, jo vetëm me kontributin e tij në vijën e parë të luftës në spitalin Infektiv, por edhe me këshillat e ndryshme që jep çdo ditë në intervista dhe në rrjetet e tij sociale. Së fundmi, ai ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes nga mushkonjat gjatë këtyre ditëve.

Përmes një postimi në  Fcebook, Kalo shkruan se mushkonjat “Tigër”, të cilat ndodhen gjerësisht në vendin tonë, përpos irritimeve lokale mund të përhapin dhe infeksione të sistemit nervor qendror deri te malaria.

POSTIMI I PLOTË

12.07.2022….Mirëmëngjes e ditë sa më të mbarë miq, të afërm, dashamirës dhe bashkëkombas….Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetsojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, të llojeve Anopheles apo Tigër të cilat tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat tona….Përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbiinfektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qëndror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj.…Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, Grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, NE nuk jemi të përjashtuar prej tyre….Për ilustrim po ndaj me ju disa foto personale të bëra gjatë ditës së djeshme në QSUNT….Jemi vonë për të filluar DEZINSEKTIMIN, por së paku më mirë vonë se kurrë…. Together forever!!!

Apeli i mjekut Tritan Kalo: "Kujdes nga pickimi i mushkonjave,

Apeli i mjekut Tritan Kalo: "Kujdes nga pickimi i mushkonjave,