LIFESTYLE 30 Korrik 2022, 11:36

AKU thirrje konusmatorëve: "Mos konsumoni këto patatina, kanë elementë të dëmshëm për shëndetin"

AKU thirrje konusmatorëve: "Mos konsumoni këto patatina,

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë ditën e djeshme një njoftim ku u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos blejnë dhe konsumojnë patatinat “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”, pasi nga analizat e bëra në Gjermani është konstatuar prani e elementëve të dëmshëm.

Njoftim për konsumatorin – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit. Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë.

AKU thirrje konusmatorëve: "Mos konsumoni këto patatina,