LIFESTYLE 25 Nëntor 2022, 16:44

A është vërtet e thjeshtë puna "nga ku dhe si të duash" ?

A është vërtet e thjeshtë puna "nga ku dhe si të

"Puna hibride" është ndër zbatimet e reja të kompanive në SHBA dhe BE. Me këtë term nënkuptojmë një punë që mund të bëhet nga shtëpia, zyra, ose mes të dyjave në fashën orare kur punonjësit ndihen më produktivë.

Studime tregojnë që përmes kësaj strategjie, kompanitë janë më të suksesshme, por gati gjysma e drejtuesve shprehen se virtualisht u mungon autoriteti dhe organizimi. Gjithashtu, një pjese të nëpunësve iu duket sikur humbin mundësi projektesh dhe fillin e ngjarjeve në zyrë, kur punojnë nga shtëpia. Aq më keq bëhet për punonjësit e zyrës, të cilët ndihen jo aq me fat sa të tjerët, që punojnë "kur duan". Këta gjithashtu e kanë më të thjeshtë t'i drejtohen dikujt në zyrën ngjitur, sesa të komunikojnë përmes email me dikë që nuk e shohin apo njohin mirë.


Shpesh përmes punës nga shtëpia, nëpunësit i vendosin vetes afate stresuese për të përfunduar detyrat. Pavarësisht kësaj ata ndihen ende sikur nuk po bëjnë asgjë për kompaninë, ndaj vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi veten. Shumicën e kohës ndihen nën vëzhgim dhe në të vërtetë shumë drejtues nuk i besojnë punës nga shtëpia. Punonjësit mendojnë se s'mund të flasin në takime pune virtuale, pasi askush nuk i njeh, ndërkohë që të tjerët mendojnë se ata mund të abuzojnë dhe mos të jenë fare të pranishëm.


Përfundimisht, puna nga shtëpia, në fasha orare të zgjedhura, është e vështirë për t'u përballuar psikologjikisht. Nëse ke aftësinë për të mos u stresuar, por edhe vullnetin për të bërë detyrat e tua siç duhet, atëherë kjo është mënyra e duhur për ty.