LIFESTYLE 8 Nëntor 2022, 15:49

A e ndihmon fëmijën mungesa e të qarave?

A e ndihmon fëmijën mungesa e të qarave?

 

Gjendur para lëndimit fizik të fëmijës prej lojës apo para tekave për ëmbëlsira, prindi nuk di si të veprojë ndryshe, përveçse ta ndalojë së qari. Por a është e drejtë të kërkojmë qetësi nga fëmijët kur ata lotojnë?

 

Pediatrja Lira Gjika i jep përgjigje kësaj pyetjeje me anë të një postimi në rrjetin e saj, i cili citon:

“Kur të rriturit nuk aprovojnë të qarën e fëmijëve, ata padashur, kultivojnë gjymtimin tek ai. Kur fëmijës i paragjykohet e qara, i rrituri i ka gjymtuar mënyrën natyrale e të shëndetshme, të të shprehurit të stresit, shpjegojnë specialistët e fushës. Kur një i rritur i thotë fëmijës se: “nuk ka asgjë për të qarë”, “mjaft qave”, “ç’ka këtu për të qarë” apo “e ku dhemb kjo”, fëmija mbyllet në vetvete dhe përpiqet ta shtypë këtë ndjesi. Të gjitha këto së bashku, ngatërrojnë ndjenjat e fëmijës për veten e tij. Janë këto sjellje të të rriturit së bashku me përpjekjet e sforcuara të fëmijës për të shtypur dhimbjen dhe zemërimin që provon, të cilat shmangin zhvillimin e dhembshurisë. Moszhvillimi i dhembshurisë ndërton strukturat psiqike me veprim afatgjatë, që ashtu heshturazi ushqejnë pandjeshmërinë ndaj vuajtjes dhe tjetrit dhe po ashtu heshturazi kompromentojnë shëndetin mendor. “

 

Pra mungesa e të qarave nuk e bën fëmijën më të lumtur, përkundrazi e bën të ndihet në faj për lotët dhe e mban larg nga empatia e marrëdhënia me ndjenjat e veta .