LIFESTYLE 9 Nëntor 2022, 12:22

6 zakone që do t’ju ndihmojnë të zgjoheni më herët

6 zakone që do t’ju ndihmojnë të zgjoheni më

Zgjimi herët sjell përfitime shëndetësore, përqendrim më të mirë dhe produktivitet. Por mendimi për të fjetur më gjatë në mëngjes është shumë më joshës.

Këtu janë disa këshilla të thjeshta për t'ju ndihmuar të fitoni zakonin e zgjimit herët:

1. Mbajeni larg celularin para gjumit

Shkëputuni nga celularët apo kompjuteri rreth 30 minuta para fjetjes, për të bërë një gjumë më të qetë. Drita blu e emetuar nga ekranet mund të ndryshojë nivelet e melatoninës në trup. Nëse shtriheni më herët pa ndikim nga teknologjia, do të ndiheni më të freskët mendërisht ditën tjetër.

2. Vendoseni orën me zile larg shtratit

Për të shmangur shtyrjen dhe fikjen e alarmit, vendoseni celularin ose orën me zile aty ku nuk mund të arrihet nga shtrati juaj. Pa këtë tundim, ju do të zgjoheni në kohën e duhur dhe do të detyroheni të ngriheni në këmbë.

3. Shmangni të ngrënit vonë natën

Ngrënia e ushqimit afër kohës së gjumit, mund të shkaktojë simptoma aspak të këndshme, si refluksi i acidit. Është e lehtë të ngatërroni urinë me lodhjen, kështu që në vend të kësaj, hiqni ushqimet dhe kursejeni oreksin tuaj për në mëngjes.

4. Shmangni pijet energjike me sheqer ose kafe

Pijet energjike mund t'ju japin shtytjen që ju nevojitet për të punuar, por marrja e sasive të mëdha të sheqerit ose kafeinës para gjumit, sjell çrregullime në ciklin e gjumit. Kufizimi i konsumit të këtyre pijeve është vërtetuar se prodhon zakone më të shëndetshme të gjumit. Provoni t’i zëvendësoni me ujë ose çaj para gjumit për të qëndruar të hidratuar.

5. Mos punoni edhe gjatë natës

Të sakrifikosh gjumin e një nate për të përfunduar një detyrë nuk është një ide e zgjuar. Jo vetëm që sjell rraskapitje mëngjesin tjetër, por mungesa e gjumit pengon edhe aftësinë e trupit për të funksionuar siç duhet. Mos i lini detyrat për afatin e natës së fundit, sepse mungesa e gjumit nuk ia vlen.

6. Flini me perde të hapura

Lërini perdet e dhomës pak të hapura para se të shkoni në shtrat. Në këtë mënyrë, rrezet e diellit do të depërtojnë dhe do t'ju ndihmojnë të zgjoheni më natyrshëm. Në ditët me diell, kjo mund të jetë strategjia më efektive për ju.

Rregullimi i orareve të gjumit është një sfidë e përditshme. Duke i bërë pjesë të rutinës suaj këto zakone, me siguri do t’ia dilni të zgjoheni më herët.