LIFESTYLE 3 Nëntor 2022, 14:51

6 ide fantastike për gardërobën e këtij nëntori

6 ide fantastike për gardërobën e këtij nëntori

Muaji i fundit i vjeshtës vazhdon të na japë mundësinë të përdorim veshje të lehta, por cilat janë ato që do të bënin diferencën? Kemi listën e duhur për ju:

1. Kontrast ngjyrash

Blu dhe jeshile, rozë dhe portokalli! Këto janë disa nga kombinimet shpërthyese, që ndryshe nga çdo vjeshtë e zymtë, i përkasin këtij nëntori. Mos kini frikë të guxoni me ngjyrat edhe në kostumet tuaja zyrtare apo në aksesorë.

6 ide fantastike për gardërobën e këtij nëntori

2. Bluzat me prerje asimetrike

"Black Cut-Out Tops" janë përgjigje për këtë muaj. Në mesin e temperaturave relativisht të larta, një bluzë e ngushtë asimetrike duket super stil dhe ju bën të ndjeni rehati. Gjithashtu, pantallonat asimetrike me copa të ndryshme janë një gjetje speciale.

6 ide fantastike për gardërobën e këtij nëntori

3. Korsetë

Përdorimi i korseve si rrip beli është një zgjedhje që nuk lë kurrë në baltë. Nxjerrin në pah format dhe i japin një frymë tjetër edhe veshjes më të thjeshtë.

6 ide fantastike për gardërobën e këtij nëntori

4. Thekët

Lëvizja juaj dhe lloji i materialit, i bëjnë thekët të jenë pjesa e duhur e xhaketës, shallit apo fundit tuaj. Provoni t'i kombinoni me një xhaketë ose golf neutral për t'u dukur shkëlqyeshëm.

6 ide fantastike për gardërobën e këtij nëntori

5. Një xhup në rozë të ndezur

"Hot pink" ka kohë që zotëron skenën e modës. "Barbie" dhe "Valentino" i kanë dhënë famën që ju duhet për ta bërë pjesë të gardërobës. Me një xhup rozë të fryrë, apo me një xhaketë lëkure të tillë, do të dukeni si pjesëmarrës të sfilatave.

6 ide fantastike për gardërobën e këtij nëntori

6. Setet e lëkurës

Si në vitet '80, bëhuni gati të shfaqeni drejt e nga filmat, veshur me lëkurë të kuqe apo të zezë. Lëkura është një kombinim vjeshtor që nuk zhgënjen edhe përsa i përket temperaturave.

6 ide fantastike për gardërobën e këtij nëntori