LIFESTYLE 21 Nëntor 2022, 13:25

5 ngjyrat që do t'i shihni kudo këtë dimër

Moda vazhdon edhe përgjatë dimrit, madje shumë persona mezi e presin stilin e kësaj stine. Këto janë pesë idetë "e çmendura" të këtij dimri: 

1. Kobalti

5 ngjyrat që do t'i shihni kudo këtë dimër

Për të qenë ndryshe dhe për të shprehur të ftohtin e stinës, bluja kobalt është perfekte. Qoftë një këmishë, një xhaketë apo një palë këpucë, do të ketë aftësinë t'u ndajë nga turma në rrugë.

 

2. E kafenjta

5 ngjyrat që do t'i shihni kudo këtë dimër

Klasike dhe e bukur në çdo material, ngjyra kafe nuk ju lë në baltë. Bëjeni pjesë të gjithë veshjes në tonalitetet e saj të ndryshme.

 

3. Roza e ndezur

5 ngjyrat që do t'i shihni kudo këtë dimër

Kjo ngjyrë e famshme, me të cilën "Valentino" po pushton botën, vazhdon të jetë në krye të listës së trendeve. Nuk ju ngelet gjë tjetër, veçse ta zgjidhni sërish.

 

4. Metalike

5 ngjyrat që do t'i shihni kudo këtë dimër

E ashpër, e akullt dhe si prej së ardhmes. Ngjyrat metalike sjellin një frymë të re në gardërobën tuaj dhe ju veçojnë nga plogështia e stinës.

5. Pastel rozë

5 ngjyrat që do t'i shihni kudo këtë dimër

Zbuteni dimrin me një palë xhizme në ngjyrë të lehtë. Roza pastel zbeh ndjesinë e motit të egër dhe ju bën të shprehni ëmbëlsi.


Si përfundim, dimrit të vitit 2022 do t'i vishen ngjyra që i përkasin stilit minimal, por goditës. Ju ftojmë të bëheni pjesë e tyre!