LIFESTYLE 24 Korrik 2022, 17:45

5 këshillat që duhet të dijë çdo vajzë para se të nisë plazhin

5 këshillat që duhet të dijë çdo vajzë para se

Nëse sapo keni nisur pushimet apo prisni t'i nisni së shpejti, lexoni këshillat e mëposhtme për një nxirje perfekte që zgjat:

1.Bëni scrub: Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf, sodë buke dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, lani trupin dhe masazhojeni me scrubin e mësipërm.

2.Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta: Një ndër këshillat më të shpeshta që do të dëgjoni gjatë verës është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta. Hidratimi i vazhdueshëm jo vetëm ju ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit, por edhe ndihmon që të merrni rrezet në mënyrë uniforme. Krahas ujit, ju këshillojmë që të mos ndani nga tryeza edhe ushqimet e mëposhtme si: kastraveci, sallata jeshile, selinoja, luleshtrydhet, pjepri dhe shalqiri.


3.Ushqehuni shëndetshëm: Sigurisht që mbretërit e tryezës janë produktet e detit, por janë të tjera ushqime ato që ju ndihmojnë të keni një nxirje perfekte këtë verë. Po flasim për ushqime të pasura me vitamina A, C dhe E, si dhe me beta-karoten, një antioksidant shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të përthithë sa më mirë rrezet e diellit. Mos u mendoni më gjatë, por filloni që të hani që tani: karota, domate, kajsi, pjepër, portokaj, sallatë jeshile, spinaq etj.

4.Mos përdorni sfungjerin e trupit dhe zgjidhni shampon e duhur: Së pari duhet të dini që edhe zgjedhja e shampos ka rolin e saj. Prania e alkoolit në të apo aromërave të shtuara, ndikon në zbehjen e ngjyrës. E mira është të përdorni vajërat esencialë dhe, në çdo rast, të mos e fërkoni trupin me sfungjer apo të bëni scrub-e të ndryshme. Nëse ju janë bërë të domosdoshme, atëherë zgjidhni pastruesit e lëkurës pa grimëcat që depërtojnë thellësisht në të.

5.Përdorni vajrat e duhur: Përzierjet e vajërave nuk do të të ndihmojnë vetëm për të ruajtur ngjyrën por edhe për të pasur lëkurë të shëndetshme që do të bejrë menjëherë në sy.