35 amerikanë bëhen vullnetarë të Korpusit të Paqes në ceremoninë e drejtuar nga David Wisner!
Një grup i ri prej 35 vullnetarësh të Korpusit të Paqes u betua zyrtarisht sot, duke u zotuar për angazhimin e tyre për të vazhduar trashëgiminë 30-vjeçare të Korpusit të Paqes në Shqipëri. Ceremonia e betimit, e mbajtur në Hotel Tirana International në Tiranë, pati fjalime frymëzuese, duke përfshirë nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Shqipëri, një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit she Sportitdhe nga Drejtoresha e Korpusit të Paqes, Megan Wilson.
I Ngarkuari me Punë Wisner iu drejtua grupit të ri të vullnetarëve përpara se të administronte betimin e shërbimit duke kujtuar thirrjen e Presidentit të SHBA John F. Kennedy për shërbim dhe duke vënë në dukje: “Duke punuar me zell përkrah mikpritësve tuaj shqiptarë, ju do të ndryshoni jetë. Ju do ta shihni këtë personalisht, por edhe pasardhësit tanë do ta shohin. Ju do ta kujtoni për pjesën tjetër të jetës suaj që keni lënë një trashëgimi në Shqipëri dhe keni forcuar miqësinë SHBA-Shqipëri.”
Që nga fillimi i tij, rreth 900 vullnetarë të Korpusit të Paqes kanë shërbyer në Shqipëri, duke ofruar asistencë teknike aty ku është më e nevojshme, duke ndihmuar qytetarët shqiptarë të kuptojnë më mirë amerikanët dhe kulturën amerikane dhe duke ndihmuar qytetarët amerikanë për të kuptuar më mirë kulturën shqiptare.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes që shërbejnë në Shqipëri punojnë së bashku me homologët shqiptarë në mësimin e aftësive jetësore për të rinjtë, lidershipit, gjuhës angleze, zbatimit të programeve dhe nismave të ndryshme, mbështetjessë klubeve dhe kampeve, e shumë më tepër.
Korpusi i Paqes shërben në Shqipëri me ftesë të qeverisë shqiptare. Bashkëpunimi mes Korpusit të Paqes dhe qeverisë shqiptare është një shenjë e qartë e lidhjes së fortë që ekziston mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. I themeluar në vitin 1961 nga Presidenti John F. Kennedy, misioni i Korpusit të Paqes është të kontribuojë në zhvillimin e vendeve pritëse dhe të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor midis amerikanëve dhe njerëzve të kombeve të tjera.
/News31