LIFESTYLE 23 Prill 2022, 12:50

23 Prilli, Dita Botërore e Librit| Lista e librave më të shitur në Shqipëri gjatë vitit 2021

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

Dita Botërore e Librit dhe të drejtës autoriale këtë vit zhvillohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.

Librat janë miqtë, udhëzuesit dhe filozofët tanë më të mirë.

Në këtë datë në vitin 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

Kjo datë është një thirrje për njerëzimin për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Lista e librave më të shitur për vitin 2021, vënë në dispozicion nga Adrion.

1 – Të lirë – të rritesh në fund të historisë nga Lea Ypi

2 – Sekreti i Krishtlindjes – nga Richard Paul Evans

3 – Gratë e padukshme nga Caroline Criado Perez

4 – Fajin ma ka gjuha nga Virgjil Muci

5 – Posteri shqiptar nga Rubens Shima

 

Burimi: Euronews