Lidhja e Xhensilës me Zotin mban emrin e Ajkës
Një nga mënyrat që njerëzit zgjedhin për t’i bërë një dedikim njerëzve të dashur janë tatuazhet. Të njejtën gjë bëjnë edhe këngëtarët, të cilët në fakt kanë mundësinë për të bërë dedikime edhe nëpërmjet këngëve, megjithatë zgjedhin të gdhendin emra dhe kujtime në trup.
E fundit që e ka bërë është Xhensila Myrtezaj, tatuazhi i ri i së cilës i kushtohet vajzës së saj, Ajkës. Me anë të një postimi në Instagram, artistja tregon se ka gdhendur në duart e saj dy shkronja nga emri i së bijës dhe kur i bashkon ato për t’u lutur, formohet emri Ajka.
Kështu Xhensila tregon se lidhja e saj me Zotin, lutja, mban pikërisht emrin e vajzës. Këtë e tregon dhe vargu nga Bibla që ajo ka shkruar bashkangjitur me foton: “ Të gjithë fëmijët tuaj do mësohen nga Zoti dhe paqja tyre do jetë e madhe.”
https://www.instagram.com/p/CGadqCsM7xx/?igshid=8441s0hv7y5h
Një tatuazh vërtetë special! /News31