“Libri i Minifabulave” nga Moikom Zeqo për fëmijë deri në 5 vjeç, mënyra më e mirë për t’i mësuar të vegjëlve komunikimin



Cila është mënyra më e mirë për t’i mësuar fëmijëve të vëgjël komunikimin dhe për t’i vënë ata në gjumë? Rima! Rima është vaji i shkrim-leximit, i këngës, dhe i krijimtarisë.
Ekuilibri emocional i fëmijëve lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e tyre për t’u shprehur me gjeste e fjalor, bisedim e ton, sipas Epidamn Zeqo, drejtor i Institutit “Moikom”.Kjo pasi fëmijët mësojnë duke imituar prindërit e tyre, prandaj, ne duhet të veprojnë vetë si modele, dhe të përsërisim, dhe të përsërisim, dhe të përsërisim.






Për këtë arsye shkrimtari dhe eruditi Dr.Moikom Zeqo vjen me një libër shumë të veçantë për të vegjlit deri në 5 vjeç, “Librin e minifabulave” nga shtëpia botuese Pegi, që kushton vetëm 500 lekë.

Minifabulat e Moikomit, të përzgjedhura për këtë botim, shoqërohen me ilustrimet origjinale e plot jetë në akuarel, tejet tërheqëse për fëmijët dhe prindërit, të krijuara nga artistja Enkeleida Ester Prifti, e diplomuar në Universitetin e Shën Petersburgut, Rusi.

Përzgjedhja e minifabulave nga librat:
● “Stina e balonave” (1979)
● “Festa e Abetares” (1981)
● “Shtëpiza e pëllumbave” (1986)
● “Syri” (1988)
● “Legjenda e Epidamnit” (1989), dhe
● “Tri shkronjat e Hënës” (1990)

Fragmente nga libri





1) GJYSHI MOIKOM

Gjyshi Moikom, i moçëm plot thinja,
di shumë̈ përralla të mira.
Në dhomë babai librat ka vënë,
në libra ka ngjarje, kafshë, dhe këngë.
Por unë akoma nuk di të lexoj,
ndaj përralla nga gjyshi netëve dëgjoj.
Si libër është gjyshi që tregon vetë,
i pari libër që njoha në jetë.
2) MILINGONA DHE ELEFANTI

Njëherë një milingonë
me elefantin u njoh.
Dhe për miqësi
e ftoi në shtëpi.
Elefanti pranoi,
shkoi të hyjë brenda,
shtëpinë e milingonës
s’ia zuri… as këmba!
3) SYTË E BUFIT DHE TRUMCAKU

Po mburrej bufi për sytë e tij:
“Kam sy të mëdhenj, sy mrekulli!”
E ndjeu trumcaku e me bufin qeshi:
“Sytë e tu, o buf, s’shohin ç’ndrit dielli!
Sado të mëdhenj që sytë ti i ke,
ditën me ta asgjë dot nuk sheh!” /News31