LIFESTYLE 5 Tetor 2017, 00:00
Lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme nëse do konsumoni këto ushqime
NEWS-31
Nëse mendoni se lëkurën e ndihmoni vetëm me përdorimin e kremrave, e keni gabim.
Disa studime tregojnë që ju mund ta mbani lëkurën tuaj shumë të pastër dhe thjeshtë duke u kujdesur me ushqimet që konsumoni duke mbajtur një dietë të thjeshtë dhe të shijshme në të njëjtën kohë. Mos harroni se ajo që ju hani reflekton pamjen tuaj të jashtme. Bajamet Bajamet janë plot me vitaminë E dhe mund t’ju ndihmojnë të ruani lëkurën e shëndetshme. Gjithashtu vitamina E mund të mbrojë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli. Salmon ose ton Ushqimi i peshkut i siguron trupit biotinë. Lëng portokalli Lëngu i portokallit ju mban të hidratuar dhe Vitamina C, e cila funksionon si një antioksidant për të mbrojtur lëkurën dhe qelizat e tjera nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira në mjedis dhe në trup. Vitamina C gjithashtu ndihmon në krijimin e kolagjenit, proteina kryesore strukturore e trupit. Patate të ëmbla E pasur në vitaminë A pataja e ëmbël i jep ngjyrë lëkurës. Fara luledielli Këto fara të vogla sigurojnë një burim të shkëlqyeshëm të vitaminës E dhe ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Uji Një person që pi ujë mjaftueshëm është i detyruar të shkëlqejë pa marrë parasysh ngjyrën e lëkurës së tij /saj. [tribulant_slideshow gallery_id="1"]