Ndihen lëkundje tërmeti në vend, epiqendra pranë Durrësit

One
Telekom

Pak minuta më parë, lëkundje sizmike janë regjistruar në vendin tonë. Sipas raportimeve të para, rreth orës 20:30 tërmeti është ndjerë në qendër të Shqipërisë.

Sipas EMSC, epiqendra ka qenë 19 km nga Durrësi dhe 31 km nga Tirana. Magnituda e tij raportohet të ketë qenë 2.9 e shkallës Rihter, por nga të dhënat e Institutit të Gjeoshkencanve, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka arritur në 3.1. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 km, ndërkohë që nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz.

Facile
Facile
My Dental


/News31