Lei Kraja largohet nga “Supersport”, nis një rrugëtim të ri në një tjetër televizion



Prej vitesh, Lei Kraja është pjesë e “Supersport” si prezantuese sportive. Pak kohë më parë në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio nën moderimin e Jonida Aliçkollit dhe Kejvin Kalo, bukuroshja 27 vjeçare tha se në të ardhmen do donte të moderonte një emision argëtues, por shtoi se nuk do donte t’i largohej përgjithmonë sportit. Ndërkohë që të gjithë mbetën kuriozë të zbulonin lëvizjen e radhës të Lei, ajo ka marrë një vendim.





Prezantuesja ka vendosur të largohet nga “Supersport” për të nisur një rrugëtim të ri.






Lajmi vjen nga “Revista Who” që ka mësuar se Lei ka vendosur që të bëhet pjesë e një televizioni të ri.

Thuhet se tani e tutje Lein do e shohim në “Euronews”. Deri më tani nuk dihet asnjë detaj më tepër mbi punën që do të bëjë moderatorja në ekranin e ri dhe pse ka vendosur ta lërë përfundimisht “Supersportin”.

Në rrjete sociale, Lei nuk ka publikuar ende asgjë për planet në televizionin tjetër. /News31