Kylie Jenner përdori strategjinë më të mirë për të lajmëruar rikthimin me Travis Scott

One
Telekom

Historia e dashurisë mes Kylie Jenner dhe Travis Scott është jo pak e komplikuar. Vajza e tyre Stormi është ajo që i mban gjithmonë të lidhur dyshen, megjithatë në sytë e publikut, Kylie dhe Travis (supozohet) të jenë të ndarë.

Mirëpo, fotot e fundit të miliarderes ndryshuan pritshmëritë, pasi ajo u shfaq duke pozuar krahë Travis. (Wait, what?!) Në përshkrimin e Kylie-t në postim, kjo e fundit është përpjekur të reklamojë koleksionin e ri të Givenchy-t, por fansat vetëm aty që nuk e patën mendjen. “Prit një minutë…”, ka shkruar një ndjekës. “Jeni rikthyer bashkë?!”, shkruan një tjetër. Pra, le të themi se këto foto krejt të ‘rastësishme’ të “reklamës’ së Givenchy-t ishin strategjia perfekte që Kylie të lajmëronte ribashkimin me Travis. Dhe po, fansat e saj nuk mund të ishin më të lumtur.

Facile
Facile
My Dental

Nga ana tjetër, koleksioni i Givenchy-t qenka vërtetë shumë i bukur…se tani e pamë, jo për gjë. /News31