GOSS-BIZ 27 Nëntor 2021, 13:34

Ky version i ri i "Nëse don" nga Yll Limani do ju fiksojë po aq shumë sa Loredana dhe Mozzik!

Ky version i ri i "Nëse don" nga Yll Limani do ju fiksojë po
"Nëse don" është një nga këngët më të suksesshme të albumit të Mozzik dhe Loredana, "No rich parents". Ky projekt tërhoqi vëmendje sidomos prej faktit që Loredana këndon për herë të parë në gjuhën shqipe. Kënga është ritmike dhe shumë fiksuese, ashtu edhe videoklipi që përmban disa nga momentet më të bukura të dyshes. Sakaq, këtë këngë e ka "risjellë" Yll Limani në versionin e tij tejet origjinal. Ai dhe Loredana kanë qenë së fundmi në një koncert të përbashkët. E teksa reperja ndodhej në skenë duke bërë prova për këtë këngë, Ylli këndon: "Nëse don, don hajde me mu. Me dit ti ça bëj për ty, kurrë nuk ishe largu. Hajde me mu, o hajde me mu!". Ai ka publikuar videon në Instagram duke shkruar: "Nëse don, por në versionin tim", duke marrë pafund komente. Ky version i ka pëlqyer edhe Loredanës që i ka komentuar duke i dërguar emojin e disa zemrave.  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

/News31