GOSS-BIZ 26 Tetor 2021, 21:44

Kur reperët bëhen romantikë! Në projektet e fundit të gjithë ata i këndojnë ‘dashnisë”

Kur reperët bëhen romantikë! Në projektet e fundit të
Jemi mësuar t'i dëgjojmë të tregojnë anën e tyre ‘të fortë’ në tekstet e këngëve, apo të duken ‘gangsta’, por reperët dinë të jenë edhe romantik. Këtë e kanë treguar edhe në këngët më të fundit, të publikuara këtë vjeshtë, të gjitha dedikuar ‘dashnisë’. Më poshtë po ju tregojmë disa nga këngët që janë publikuar tashmë, e të tjera që pritet të publikohen. Stresi – A t’ka marrë malli Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi i njohur, Stresi, ka publikuar këngën e re, “A t’ka marr malli”, tekstin e të cilës e ka shkruar vetë ai, e ku i këndon një dashurie të humbur. https://www.youtube.com/watch?v=4WxTMOHHbzI Fero - Bella Fero publikoi dje këngën e tij të fundit shqip, që e shoqëroi, gjithashtu me një surprizë shumë të këndshme. “Bella” në klipin e reperit është pikërisht partnerja e tij, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli. https://www.youtube.com/watch?v=12M5jRY-LEA Mozzik ft. Noizy – Bonjour Madame Dy reperët e njohur, Noizy dhe Mozzik, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë “Bonjour Madame”, që ndonëse në zhanrin hip-hop, i kushtohet një vajze të bukur, me klas, ashtu si një madamë franceze. https://www.youtube.com/watch?v=JR2-H5907Mo Melinda - Melodia “Melodia” është titulli i këngës së re të Melinda Ademit, të cilën ajo e ka paralajmëruar në rrjetet sociale. Kënga që do të publikohet së shpejti, i kushtohet një zhgënjimi në dashuri, dhe e sjell këngëtaren më ndryshe se kurrë, pasi kjo këngë nuk është e stilit të Melindës, pra rep, por baladë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

Rina Balaj Rina Balaj po ashtu po sjell një projekt të ri muzikor, në videoklipin e të cilës do të jetë protagonist do të jetë Andi Artani, ish-konkurrenti i “Për’puthen”. “Ama veç ni pikë” dhe “Bojna dashni si n’telenovela” janë frazat që na lënë të kuptohet se një këngë për ‘dashni’ po vjen!
 
View this post on Instagram
 

A post shared by balerina (@isyourgirlrina)

/News31