Greqia shtyn masat kufizuese, kufiri me Shqipërinë do vazhdojë të qëndrojë i mbyllur

One
Telekom

Greqia ka vendosur që të shtyjë afatin e masave anti-Covid, gjë që do të thotë se kufiri me Shqipërinë do të qëndrojë i mbyllur deri në fund të muajit shtator. Vendimi është marrë nga Këshiili i Ministrave në vendin fqinj dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

Kështu, hapja e kufirit për të gjithë qytetarët është shtyrë për të distatën herë. Rregullat vazhdojnë të jenë të njëjtat. Nga pikat kufitare me Shqipërinë lejohet të hyjnë për në Greqi vetëm shtetasit grek, punëtorët sezonalë dhe shqiptarët me leje qëndrimi.

Facile
Facile
My Dental

Të gjithë personat që bëjnë pjesë në këto kategori dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë, duhet të kenë një test Covid-19, që është bërë jo më herët se 72 orë, në një prej laboratorëve të certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri.

/News31

Burimi: Newsbomb