“Ku e ke krahun?”/ Edhe Leonora Jakupi bie pre e akuzave për Photoshop



Leonora Jakupi është një nga këngëtaret shqiptare që i ka rezistuar kohës. Artisja 42-vjeçare vazhdon të ruajë admirimin e publikut dhe është gjithmonë në qendër të vëmendjes së fansave. Këngëtarja bukuroshe është aktive edhe në rrjete sociale ku së fundmi ka krijuar “rrëmujë” në komente me postimin e fundit. Ajo ka publikuar një foto me fustan të zi, ku krahu i majtë nuk i duket. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të supozojnë se Leonora ka përdorur Photoshop dhe ka dështuar. “Ku e kë lënë krahun oj motër”, “Ku e ke dorën”, “Shumë i mirë Photoshopi”, “Photoshop-i ta paska zhduk edhe krahun oj zemër” ishin disa nga komentet e ndjekësve që mbizotëronin në postimin e këngëtares.











Nëse ka përdorur apo jo Photoshop nuk jemi të sigurt pasi krahu mund të jetë zhdukur për shkak të ndonjë efekti të kamerës, megjithatë mund të themi me siguri se Leonora është nga ato personazhe publikë që nuk ka nevojë t’i modifikojë fotot pasi është tepër e bukur live dhe në ekran. /News31