Kryeministri Rama jep lajmin: "Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime!"
600 mijë vaksina kundër Covid-19 janë kryer në vendin tonë deri tani. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. “600 mijë vaksinime, Shqipëria buzëqesh”, ka shkruar në statusin e tij kreu i qeverisë. Kujtojmë se pak ditë më parë ai deklaroi se objektivi ishte të kryhen 1 milionë vaksina.
Fushata e vaksinimit në vendin tonë ka nisur javët e para të janarit të këtij viti dhe po vijon sipas grupeve me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik 5. Sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu rreth 100 mijë qytetarë në vend i kanë marrë të dyja dozat. Nga ana tjetër, shifrat e të prekurve dhe viktimave nga Covid-19 në Shqipëri kanë ardhur në rënie. Në 24 orët e funditu konfirmuan 57 raste të reja, ndërsa humbi jetën një person.
/News31