Kryeministri Rama flet për Soros-in: “Berishën e njeh thjesht si emër, shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës”



Pas vizitës në Kosovë ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në “Open” në mbrëmje. Ndër të tjera ai ka komentuar edhe miqësinë e tij me miliarderin amerikan, George Soros, gjë për të cilën është akuzuar shpesh nga Sali Berisha. Rama theksoi në fjalën e tij se Soros e njeh Berishën vetëm si emër dhe se nuk ia ka idenë se kush është.





Më tej, kreu i qverisë u shpreh se shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës sepse Soros ka ndihmuar në ndërtimin e rindërtimin e shkollave dhe ka dhënë bursa për 700 studentë shqiptarë.






“Miliarderi Soros e njeh Berishën si emër, se kush është, por nuk e ka në asnjë radar të tijin.  Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Soros, ka financuar 100 mln dolarrë në vitet ’90 dhe pas ’97 në Shqipëri, në 275 shkolla janë shkolla që i kanë rezistuar edhe tërmetit, ka bërë që të diplomohen jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. Ka bërë dhe shumë gjëra të tjera për të ardhur në ndihmë për pandeminë, për tërmetin. Patjetër edhe për Reformën në Drejtësi. Ka qenë shumë i qartë kur ka ardhur në Shqipëri, ka thënë që do të paguaj konsulentët e huaj, nuk i ka sjellë Soros, por i ka financuar dhe mbuluar këto shpenzime. Është bërë gogol me qëllim për shkak të infuencës që ka në kampin liberal. Jam shumë krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ihte armik me Trump. Unë jam mik edhe me Viktor Orban edhe me Erdogan. Çfarë kam fituar unë? Zero, në jetën politike, në jetën e mëparshme, në një udhëtim, në një bursë apo kështu, kam marrë dhe unë fitimin tim. Plani që Geroge Soros paska plan për të ndarë Kosovës janë legjenda kreshnikës për njerëz që e kanë gramaturën e fëmijës më të vogël se e fëmijës. Si do ndahej Kosova mçeftas? Si e frenuan? Ku do shkonte plani? Do ndahej natën? Deri në mëngjes do ishte e ndarë?”

/News31