Kristian Prenga fiton ndeshjen në Kolumbi, mund boksierin amerikan me knock out



Boksieri Kristian Prenga vazhdon të na bëjë krenarë. Ai fitoi me knock out në round-in e parë ndeshjen e radhës kundër Richard Miller në Bogota, Kolumbi. Prenga e mbylli ndeshjen në sekondën e 35-të. Kundërshtari kishte 34 fitore nga të cilat 30 me KO. Prenga regjistron fitoren e tij të 12-të me triumfin në këtë ndeshje. Pas fitores, boksieri shqiptar ka shprehur mirënjohje duke theksuar se fitorja e tij është gjithashtu e jona. “TRIUMFOVA!!!
Jam falenderues, krenar, me fat dhe shumë mirënjohës për çdo mundim, support dhe të mira që më jep Zoti! Gjithmonë për ju dhe me ju Shqiptarë. Fitorja është e jona!” shkruan Prenga në Instagram teksa ka ndarë një foto pas ndeshjes në ring.










Video nga përballja me Richard: