Kosova vendos 1 muaj transport publik falas për qytetarët!
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar ditën e sotme vendimin për lejuar transportin publik falas për të gjithë qytetarët e saj gjatë muajit dhjetor.
Propozimi erdhi fillimisht nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila kërkoi që të gjithë qytetarët të lëvizin pa paguar transportin publik përgjatë muajit dhjetor, propozim ky që është votuar menjëherë në Kuvend.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook, ku shkruan: “Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”
Sakaq, Kosova numëroi sot 11 humbje jetësh nga Covid-19 de 539 infektime të reja.