"Kosova nuk mund të heshtë!" Dua Lipa reagon në "Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve"
"Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur me Dhunë", 30 gushti, është një ditë e cila ka për qëllim të kujtojë të gjithë personat e zhdukur me dhunë, gjatë gjenocideve dhe luftës dhe për të vazhduar përpjekjet për të zbardhur fatin e tyre. Ditën e djeshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kryen homazhe pranë lapidarit të personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Të dy krerët e shtetit deklaruan se zbardhja e fatit të 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit është kryefjalë në çdo takim me palën serbe.
Në këtë ditë ka reaguar edhe Dua Lipa, e cila ndau një foto nga aktiviteti i presidentes Vjosa Osmani në Instastory dhe më pas postimin e saj në Instagram. Dua është solidarizuar duke i treguar mbi 71 milionë ndjekësve të saj për fatin e 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Madje, Dua e ka përkthyer të plotë në anglisht shkrimin e Presidentes Osmani e cila mes tjerash thekson:
/News31